Rusia ka rifilluar pompimin e gazit në Evropë përmes tubacionit të saj më të madh, pas paralajmërimeve se mund të frenojë ose të ndalojë plotësisht furnizimet.
Gazsjellësi Nord Stream 1 rifilloi pas një ndërprerjeje 10-ditore mirëmbajtjeje, por në një nivel të reduktuar.
Të mërkurën, Komisioni Evropian u kërkoi vendeve të reduktojnë përdorimin e gazit me 15% gjatë shtatë muajve të ardhshëm në rast se Rusia ndërpret furnizimin e Evropës.
Rusia furnizoi Evropën me 40% të gazit të saj natyror vitin e kaluar.
Gjermania ishte importuesi më i madh i kontinentit në vitin 2020, por ka reduktuar varësinë e saj nga gazi rus nga 55% në 35%. Përfundimisht, ajo dëshiron të ndalojë plotësisht përdorimin e gazit nga Rusia.
Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt çoi në rritje çmimet e gazit me shumicë në Evropë, me një ndikim negativ në faturat e energjisë së konsumatorit.
Gazprom ndërpreu rrjedhën e gazit përmes Nord Stream 1 muajin e kaluar, duke fajësuar kthimin e vonuar për shkak të sanksioneve – të një pjese kyçe të pajisjes që ishte në rregullim në Kanada.
Top Channel