Është shoqëruar me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend. 

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar kryeministri Edi Rama me fjalë fyese në Kuvend, teksa i tha: “O burracak, o i pafytyrë.. po të tregoj unë ty. Ty të ka çmendur 7 korriku“.

Berisha u ngrit dhe shkoi përballë kreut të qeverisë, ndërkohë që ndërhyri garda për të shuar përplasjen.

Pasi u qetësua situata, Berisha nisi fjalimin në foltore, ku tha se do të tregonte të vërtetën e arrestimit të Thaçit:

Sali Berisha: Pas arrestimit të Hashim Thaçit qëndron një trinom, Kremlin Beograd Tiranë. Ky e futi Thaçin, ky i sugjeroi të shtrëngonte duart me Putinin. Ky bashkë me kolosët e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Edi Rama pra, futi udhëheqjen politike të Kosovës në një spiral e cila ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë për të gjithë të vërtetat e hetimeve. Ky që do të behet tani patriot, Me Baton Haxhiun janë dy promotot të arrestimit të udhëheqjes politike në Kosovë. Del një vasal I Aleksandër Vuçiçit se e di që që është i damkosur, për planet e Vuçiçit. Këto janë njëri aspekt. Aspekti tjetër është 7 korriku. Qëndrimi ynë është padiktueshëm ai që ka qenë gjithmonë. Unë do e shpreh në OKB.

Top Channel