Gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvend, kryetari i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka përshëndetur qasjen e Britanisë së Madhe në një linjë me SHBA-në për shpalljet non-grata.
Pas kësaj ai iu drejtua Berishës duke i thënë që Atlantikun nuk e kaloi dot me not, por si do ia bëje kryedemokrati për kanalin e La Manshit?
Balla: Qasja e njëjtë e Britanisë së Madhe pas shpalljes nongrata të SHBA-ve. Unë jam këtu për ta përshëndetur vendimin e fundit të MB. E cila në një kuadër të luftës globale anti-korrupsion ka njehsuar listën e shpallur nga SHBA dhe natyrshëm që pyetja që shtrohet në këto raste është për njërin në fund të sallës. Mirë Atlantikun me not nuk e kalove dot, La Manshin e kalon dot me not?
Top Channel