SHBA përshëndet hartën e gjyqësorit: Sistemi është gati

21/07/2022 18:19

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi pas miratimit të hartës së re gjyqësore në Tiranë, duke e përshëndetur këtë hap.

Në reagim thuhet se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar një sistem gjykatash që do t’i japë qytetarëve shqiptarë drejtësi.

“Mirëpresim miratimin nga Këshilli i Ministrave të hartës së re gjyqësore sot. Harta e gjykatave të Shqipërisë u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nëpërmjet një procesi që përfshiu Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë, si dhe ndihmë teknike nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës. Marrëveshja për hartën, e cila pasoi konsultime të gjera dhe marrjen në shqyrtim të shqetësimeve nga palët e interesuara si pjesë e procesit tre-vjeçar, përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar rregullisht që sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme gjyqësore dhe për t’i dhënë drejtësi pa vonesë qytetarëve shqiptarë”, thuhej në deklaratë.

“Më pak gjykata, më shumë” cilësi ishte slogan i KLGJ-së për hartën e re gjyqësore, e cila shkaktoi jo pak polemika, duke nisur nga pyetja sesi mund të garantohet cilësia më e lartë nëse rigrupimi ndryshon nga 22 në 12 gjykata?! Iniciativa u shoqërua dhe nga protesta e bojkote të avokatëve, që dolën me pretendimin se shkrirja e gjykatave do të ndikojë drejtpërdrejtë të qytetarët, të cilët nuk do kenë mundësi aksesi në sistemin e drejtësisë, do t’u rriten kostot, por edhe fluksi në një gjykatë do të jetë më i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA