Sërish shifra të larta infektimesh me COVID/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 29 pacientë në spital

21/07/2022 18:56

1336 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa nuk kishte asnjë humbje jete.

Nga 2749 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID 517 qytetarë në Tiranë, 93 në Durrës, 53 në Sarandë, 48 në Lushnje, 43 në Kamëz, 40 në Fier, 37 në Vlorë, 34 në Shkodër, nga 33 qytetarë në Berat, Lezhë, 31 në Elbasan, 28 në Gjirokastër, 24 në Vorë, 23 në Kuçovë, 21 në Krujë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 18 qytetarë në Divjakë, Tepelenë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Kurbin, Himarë, Devoll, Dimal, nga 10 qytetarë në Patos, Gramsh, 9 në Vau i Dejës, 8 në Dibër, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, Maliq, Belsh. 6 në Roskovec, nga 5 qytetarë në Pukë, Tropojë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mirditë, Shijak, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Has, Mat, Delvinë, Finiq, Përmet, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Konispol, Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Poliçan.

Janë 9,826 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.

Janë shëruar 1029 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 288,047 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (21 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         1336

Të shëruar në 24 orë      1029

Të shtruar në spitale          29

Humbje jete në 24 orë         0

Testime ditore                  2749

Testime totale               1,894,914

Raste pozitive                  301,394

Raste të shëruara              288,047

Raste Aktive                        9,826

Humbje jete                         3,521

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           5,733

Durrës               751

Fier                                729

Vlorë                             466

Berat                             408

Shkodër                         391

Elbasan                          388

Lezhë                            293

Korçë                            250

Gjirokastër                    210

Dibër                            135

Kukës                            72

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA