Rezoluta për Dick Marty, Rama-opozitës: Për të zgjidhur probleme mes foltores e gojores duhet dakordësia e aleatëve

21/07/2022 10:34

Me tone të ashpra në adresë të opozitës, i është drejtuar Kryeministri Edi Rama opozitës sot në Kuvend.

Ndërsa foli për projektrezolutën mbi raportin e Dick Marty, Rama u shpreh se nuk do të marrin asnjë hap për të zgjidhur ato që ai i cilësoi “probleme mes gojores dhe foltores”. Në vijim Rama foli për ‘thika pas shpine’ ndaj Kosovës nga deputetë të opozitës

“Kujtohuni për gjenocidin në Kosovë, po të shohësh deklaratat dhe rezolutat shikon ndryshimin mes jush dhe nesh. Sa herë ka pasur një krizë që iu është dashur ta kapërceni, keni futur në mes viktimat e Kosovës. Sa herë iu është dashur të nxirrni nga axhenda probleme të caktuara duhet t’i shikojmë, se si përkon me rezolutata dhe me deklaratat e Kosovës. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën, ju jeni gati t’i rizhvarrosni dhe t’i fusni dhe një herë aty që t’i thoni se socialistët nuk duan, jeni gati të bëni dhe një herë lëmsh politikën e Shqipërisë.

Cilin gjenocid doni ju që të aprovojmë meqë thoni se kemi frikë? Ai shtet është krijuar nga ata pa të cilët as ju e as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap nëse ju dhe ata doni të bëni hapa të tillë bëjeni, sa kohë të jemi ne nuk i bëjmë. Për të zgjidhur probleme mes foltores e gojores duhet dakordësia e aleatëve tanë. Këta jeni ju, u miratua rezoluta për Srebrenicën atëherë kur duhet jo në ditën e foltores e gojores. Për Samar doni t’i bini Kosovës. Thikat që ju i keni dhënë Kosovës deri në ditën e fundit, duke ia ngulur m’u në gjoks presidentit të Kosovës, ju nuk i mbuloni dot, historia tregon se bishti i shtrembër nuk drejtohet.” u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA