Negociatat me BE/ Balla thirrje opozitës: T’i lemë debatet e interesat politike, na duhen votat tuaja për miratimin e ligjeve

21/07/2022 17:01

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, ka ftuar për bashkëpunim ditën e sotme opozitën, në lidhje me miratimin e ligjeve që duhet të përshtaten me Kushtetutën e BE-së, në sajë të plotësimit të negociatave, për tu anëtarësuar më pas në BE.

Balla tha ditën e sotme nga foltorja e kuvendit, se të gjitha vendet të cilat janë anëtarësuar në një periudhë më të shkurtër kohore në BE, kanë pasur bashkëpunim midis palëve politike, prandaj e vetmja mënyrë për të përshpejtuar hyrjen në BE sipas tij është bashkëpunimi.

“Kjo është një arritje e të gjithë Shqiptarëve. Teksa bisedoja me një diplomat, më tha opozita shqiptare mungon kur e ftojnë dhe ankohet kur nuk e ftojnë. Do të kishim shumë dëshirë që drejtuesit parlamentar të PD-së të ishin bashkë me ne në godinën e ekzekutivit kur u ngrit flamuri. Në fakt, jemi në atë fazë kur çdo shqiptar duhet të ndihet europian. Marrëveshja për anëtarësim mund të kërkojë 34 muaj ose më shumë, por një gjë është e sigurt, nga ju moment nuk ka asnjë dyshim që Shqipëri do të jetë pjesë e BE-së. Kuvendi i Shqipërisë ka një detyrë specifike, i propozoj opozitës që për çështjet që lidhen me procesin e BE-së të kemi dakordësi, të mos kompleksohemi nga debatet apo interesat politike. Në të gjitha vendet që kanë hyrë shpejt në BE ka pasur dialog politik. Shumë ligje duhet të kenë 84 vota dhe PS-ja nuk I ka aq, opozita duhet të shprehet në favor të nevojës për të bashkëpunuar. Jemi shumë të gatshëm për ndryshimet ligjore, që kishin vlerë deri pardje por sot janë tepër të vjetër për rolin që do të ketë Kuvendi i Shqipërisë në këtë proces. Nuk kemi shumë gjëra për të qenë kundër njëri-tjetrit. Është momenti që PD të bashkëpunojë. Është nevoja që të bëhemi bashkë për ta përfunduar këtë proces. Meqenëse disa deputetë e prekën qasjen e njëjtë të mbretërisë pas sanksioneve të vendosura nga DASH, apo shpalljeve non-grata, unë jam këtu për ta përshëndetur vendimin e Mbretërisë së Bashkuar.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA