Në një lëvizje të papritur, lideri bjellorus, Aleksandar Lukashenko pohoi se një shtet autoritar, edhe pse këtë rrëfim e shoqëroi me pretendimin se në vendin e tij të izoluar, nuk ka të burgosur politikë.
“Po, sistemi ynë i pushtetit është më i ashpër. Unë as nuk e përjashtoj termin ‘autoritar’”, tha ai për AFP.
Grupi bjellorus për të drejta të njeriut Viasna, thotë se në Bjellorusi aktualisht janë prapa hekurave 1,259 të burgosur politikë. Lukashenko i rrëzoi këto pretendime. Ai këmbëngul se askush nga opozita nuk është duke u mbajtur në burg. Ndërkohë, është i njohur rasti i video-blogerit Syarhey Tsikhanouski që synonte të kandidonte për president, por u skualifikua dhe u arrestua para votimit në gusht 2020.
Lukashenko, i cili e drejton Bjellorusinë që Bjellorusinë prej vitit 1994, është përpjekur ta përshkruaje lëvizjen opozitare ndaj tij si komplot të mbështetur nga Perëndimi. Edhe në këtë rast, ai nuk i kurseu kritikat për bjellorusët që kanë marrë pjesë në protestat kundër rizgjedhjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
“Ata njerëz kanë dalë kundër shtetit. Jo kundër autoriteteve, por kundër shtetit dhe kombit të tyre”, ishte komenti i presidentit bjellorus. Lideri 67-vjeçar arriti t`i fashiste protestat masive popullore me ndihmën e aleatit të vet te hershëm, Vladimir Putin, e liderët e tyre ose u burgosën, ose u larguan jashtë shtetit.
“Nuk jam diktator”, tha Lukashenko, ndonëse ka pranuar se Bjellorusia ka “elemente të autoritarizmit”.“Nuk jam aq i egër sa mendoni ju”, ka shtuar ai. Që prej shuarjes së protestave, autoritetet bjelloruse kanë shënjestruar cdo individ që ka shfaqur mospajtime ndaj shtetit.
Top Channel