Hakerat sulmuan dhe Costa Rica-n/ Bllokuan për disa muaj gjithë shtetin, ndërhyrja e SHBA-së shpëtoi vendin

21/07/2022 15:08

Para pak kohësh, Costa Rica ishte kryefjalë në titujt e medieve ndërkombëtarë për shkak  të një sulmi masiv kibernetik ndaj strukturave të qeverisë,pasojat e të cilit ndihen ende.  

Ekspertët e sigurisë e quajtën sulmin e grupit të njohur si Conti që dyshohet se ka lidhje me Rusinë, si fillimin e një epokeje të re në fushën kibernetike,  pasi  futi shtetin në një gjendje emergjence dhe paralizoi të gjithë sistemin  e shërbimeve.  Shteti humbi 38 milionë dollarë çdo ditë që ishte nën sulm.

Presidenti i sapo zgjedhur asokohe, Rodrigo Chaves doli në një konference dhe tha: Ne jemi në luftë dhe kjo nuk është një ekzagjerim. Më 17 prill 2022, Kosta Rika u bë viktimë e sulmeve në shkallë të gjerë të atyre që njihen si ransomware, një lloj softeueri i krijuar për të bllokuar një sistem kompjuterik derisa tu paguhet  një shumë parash.

Hakerët fillimisht kishin në shënjestër Ministrinë e Financave të vendit, në atë kohë, Conti kërkoi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh, të cilin qeveria nuk pranoi ta paguante ndërsa ishte ende nën presidencën e Carlos Alvarado Quesada. Më pas deri më 16 maj, kur ishte konfirmuar se numri i institucioneve në Kosta Rika që ishin prekur ishte rritur në 27, Conti dyfishoi kërkesën në 20 milionë dollarë.

Grupi i hakerëve u çonte vazhdimisht qytetarëve mesazh që të ushtronin presion ndaj qeverisë së tyre për të paguar shumën e kërkuar e se kishin kohë deri më 23 maj, ose ata do të vazhdonin të fshinin çelësat e rikuperimit, duke lënë qeverinë dhe njerëzit të bllokuar. Të gjendur ngushtë, presidenti i Costa Rica ju drejtua për ndihmë homologut Joe Biden.

SHBA-ja që atëherë ka ofruar ndihmë teknike të vazhdueshme përmes Agjencisë së saj të Sigurisë Kibernetike , për të ndaluar sulmet, dhe në 19 maj njoftuan se i kishin ndalur sulmet. Ndërkohë disa prej anëtarëve të grupit dolën zbuluar me bisedat e tyre në rrjet  mbrojtje të luftës së Rusisë në Ukrainë.  SHBA ka lëshuar urdhra arreste. Conti sipas vlerësimeve të FBI-së, ka goditur mbi 1000 objektiva dhe ka marrë më shumë se 150 milionë dollarë pagesa në dy vitet e fundit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA