Ranil Wickremesinghe nga kryeministër i Sri Lankës u bë president vetëm brenda pak ditësh.
Paraardhësi i tij, Gotabaya Rajapaksa, u largua nga vendi dhe dha dorëheqjen pas disa muajsh protestash masive për krizën ekonomike të vendit.
Wickremesinghe do të përballet me sfidën për të rregulluar kolapsin ekonomik që vendi ka përjetuar prej disa kohësh.
Pavarësisht se presidenti i ri ka marrë detyrën, ai nuk është pritur mirë nga populli i cili ka deklaruar se do të vazhdojë sërish protestat.
Banorët e Sri Lankës janë tepër të zhgënjyer nga mosmenaxhimi i krizës ekonomike që vendi përjetoi.
Historia e Ranil Wickremesinghe në politikë:
Wickremesinghe, një deputet i lartë dhe udhëheqës i Partisë së Bashkuar Kombëtare (UNP) që dikur sundonte Sri Lankën, ka kandiduar dy herë për president dhe ka humbur në 1999 dhe 2005.
Sipas BBC, rreth fundit të shekullit, ai ishte një pretendent i vërtetë për të udhëhequr vendin, por ylli i tij më pas u zbeh.
Ai ka qenë gjashtë herë kryeministër, por kurrë nuk ka parë një mandat të plotë.
Kohëzgjatja e tij e fundit kryeministrore filloi në maj, kur ai u emërua në këtë post në një përpjekje përfundimisht të pasuksesshme nga zoti Rajapaksa për t’u ngjitur në detyrë.
Presidenti i ri mori detyrën më 13 korrik, kur u arratis paraardhësi i tij.
Top Channel