22/12 10:49
Disa fëmijë të vegjël kanë sjellë “harmoni” këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë.
Teksa në seancën plenare ishte duke u zhvilluar debati për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, në sallë kanë hyrë një grup fëmijësh të vegjël, për t’i ndjekur politikanët nga afër.
Kryeministri Rama ndërpreu fjalën në respekt të tyre dhe tha se do të vazhdojë të debatojë vetëm kur ata të jenë larguar nga kuvendi.
Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla vendosi që seanca të pushohej për pesë minuta, në respekt të të vegjëlve.
Top Channel