Exclusive/ Përleshja me tifozët boshnjakë, videoja e dhunës pas ndërhyrjes së policisë për të ndaluar tifozët e dhunshëm

21/07/2022 15:19

Mbrëmjen e së martës më tepër se rezultati dhe ndeshja mes Tiranës dhe Zrinjski Mostar vëmendjen e mori përleshja me policinë e tifozëve ultras të skuadrës boshnjake.

Një pjesë e tyre ishin të skeduar nga policia dhe pamjet që ka mundur të sigurojë Top Channel tregojnë se çfarë realisht ndodhi pas takimit.

Një pjesë e forcave të policisë operacionale ishin në pritje të disa prej tifozerisë për t’i shoqëruar dhe pikërisht në momentin kur njëri prej tyre identifikohet, kanë qenë tifozët e tjerë që kanë krijuar fillimisht tension dhe presion deri kur goditën policinë me karrige sende të forta e një lende të fuqishme plasëse.

Më pas janë kërkuar ndërhyrja e forcave shqiponja dhe FNSH, të cilët nëpërmjet gazit lotsjellës dhe manovrave të tjera shpërndan një pjesë të turmës duke kryer edhe shoqërimin e 25 personave. Ndërkohë që nga aktet e dhunës mbetën të lënduar një punonjës policie dhe një tifoz. Ndërkaq grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA