E ardhmja në pikëpyetje, Ronaldo bëhet çështje në merkato

21/07/2022 19:01

Cristiano Ronaldo dikur ishte i paarritshëm, por vitet kanë kaluar dhe gjërat kanë ndryshuar.

Është përfolur shumë për klube si, Chelsea, Bayern Munich, PSG dhe Atletico Madrid, por asgjë konkrete dhe asnjë marrëveshje, duke bërë që e ardhmja e portugezit të jetë në pikëpyetje.

Sipas SuperSport në orët e fundit, agjenti i tij, Jorge Mendes ka deklaruar se Ronaldo është i gatshëm të heqë dorë nga shumat e larta, me pak fjalë, potencialisht Cristiano ka dhënë konfirmimin te Mendes se pranon ulje të pagës së tij aktuale deri në 30% vetëm të ndryshojë ambient.

Pavarsisht kësaj, asnjë klub për momentin nuk është “tunduar” nga ky lajm dhe nuk ka lëvizur për të bërë një hap përpara për të siguruar shërbimet e portugezit.

Gjithçka lidhet me Champions League, me ishin e Real Madrid që kërkon të luajë përsëri në nivele të larta, por Bayern dhe PSG e kanë refuzuar automatikisht, për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra, por duke i bërë të ditur se dyert janë të mbyllura. Chelsea, ishte në “pole-position” fillimisht, me londinezët të cilët e menduan dhe ndoshta e mendojnë ende seriozisht, por pa asnjë hap konkret, ndërsa Atletico ka “ngecur”.

Dëshira e 5 herë fituesit të “Topit të Artë” është të largohet nga United, por ku do të luajë sezonin e ri? Një pyetje që duket se do të presë akoma për një përgjigje përfundimtare.

Top Channel