Biden infektohet me koronavirus, mjekët rrëfejnë gjendjen e presidentit amerikan

21/07/2022 18:32

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe Biden, është infektuar me koronavirus, por sipas deklaratës, ai ka vetëm simptoma të lehta.  

Biden është i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, si dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës.

“Presidenti Biden ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Ai është i vaksinuar plotësisht, ka doza përforcuese dhe aktualisht ka simptoma të lehta. Ai ka nisur të trajtohet me Paxlovid. Sipas udhëzimeve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij gjatë asaj kohe”, Shtëpia e Bardhë.

Ndihmësit e presidentit thonë se ai do të vazhdojë të marrë pjesë në takime përmes telefonit apo platformës Zoom. Kjo është hera e parë që Biden, 79-vjeçar, është infektuar me koronavirus.

Ditën e martë ai kishte bërë testin e fundit, dhe kishte rezultuar negativ. Paxlovid është ilaç antiviral i kompanisë Pfizer për trajtim të COVID-19.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA