Ekonomia gjermane do të ketë rritje këtë vit shumë më dobët se sa pritej, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ekonomia gjermane po përballet me sfida këtë vit dhe vitin e ardhshëm, theksoi eksperti i FMN-së për Gjermaninë Oya Celasun, kryesisht për shkak të kufizimeve të furnizimit me gaz.

FMN tani pret që ekonomia më e madhe e Evropës të rritet me 1.2 për qind këtë vit, duke ulur parashikimin e saj të mëparshëm me 0.8 pikë përqindjeje.

Në vitin e ardhshëm, aktiviteti do të ngadalësohet edhe më shumë, me një normë rritjeje të vlerësuar prej vetëm 0.8 për qind, konstatoi FMN, që është 1.2 pikë përqindjeje më e dobët nga sa prisnin deri më tani.

Inflacioni do të arrijë në 7.7 për qind këtë vit dhe të ngadalësohet në 4.8 për qind në 2023, me kusht që çmimet e energjisë të stabilizohen, treguan llogaritjet e FMN.

Celasun paralajmëroi për një shkallë të lartë pasigurie në vlerësime, duke shtuar se kërcënimi më i madh për ekonominë do të ishte një pezullim i përhershëm dhe i plotë i eksporteve të gazit rus në Gjermani dhe Evropë.

Eksperti i FMN-së i bëri thirrje Gjermanisë që të jetë fleksibile në politikën e saj financiare në mënyrë që të mund të reagojë nëse situata përkeqësohet. Fleksibiliteti mund të përfshijë gjithashtu pezullimin e përsëritur të dispozitës kushtetuese për huamarrjen.

FMN dha një vlerësim më pozitiv të masave të marra nga qeveria gjermane për të siguruar furnizimin me energji, duke përfshirë importin e gazit natyror të lëngshëm dhe depozitimin e gazit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA