Debat i fortë në Greqi për lirinë artistike, ndërpritet koncerti për shkak të gjuhës së këngës
Miliona njerëz në të gjithë Evropën po përballen me vapë akoma më ekstreme këtë të mërkurë, pasi zjarret shpërthyen në fshatrat, duke detyruar mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre.
Italia, Greqia dhe Franca nuk po përballen vetëm me temperatura të larta, por edhe me tym që ka mbuluar shumë zona.
Pasi temperaturat thyen rekorde në Mbretërinë e Bashkuar të martën, nxehtësia ekstreme po lëviz drejt lindjes në të gjithë kontinentin, duke lënë një gjurmë shkatërrimi në shumë zona rurale dhe duke ekspozuar mungesën e gatishmërisë, madje edhe në disa nga qytetet më të mëdha të Evropës.
Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) tha se 19 vende evropiane ishin në “rrezik ekstrem” për zjarret me pasoja katastrofike.
Në periferi të Athinës zjarrfikësit po merren me flakët e mëdha, ndërsa era po pengon kontrollin e situatës.
Të paktën 600 njerëz janë evakuuar, përfshirë nga një spital për fëmijë, thanë autoritetet.
“Prioriteti ynë kryesor mbetet mbrojtja e jetëve njerëzore. Por edhe ajo e infrastrukturës jetike publike si dhe pronave të qytetarëve”, tha zëdhënësi i Shërbimit Grek të Zjarrfikësve, Ioannis Artopoios.
Top Channel