Për Kremlinin, samiti i Teheranit ishte një mundësi për të provuar se, pavarësisht përpjekjeve për të izoluar Rusinë, ajo ruan aleatë të fuqishëm dhe ndikim gjeopolitik.
Nuk ka shumë vende në botë që Presidenti Putin mund të shkojë për të marrë deklarata publike të mbështetjes për “operacionin e tij special ushtarak” në Ukrainë. Teherani është një prej tyre.
“Në rastin e Ukrainës, nëse nuk do të kishit marrë iniciativën, pala tjetër do të kishte marrë iniciativën dhe do të shkaktonte luftën,” thuhet se i tha presidentit Putin lideri i Iranit, Ali Khamenei, duke shtuar: “NATO nuk do të kishte kufij. Dhe nëse nuk do të ndalohej në Ukrainë, do të fillonte të njëjtën luftë pak kohë më vonë duke përdorur Krimenë si pretekst”.
Një videon gjatë pritjes së takimit mes presidentit turk Erdogan dhe homologut rus Putin në Iran, duket qartë gjuha e trupit të këtij të fundit, i cili duket mjaft i tensionuar dhe në ankth. Nga pamja e jashtme duket që Putin ka ndryshuar paksa që nga fillimi i luftës, duke humbur peshë.
Those 50 seconds that Erdogan made Putin wait, looking frazzled in-front of cameras say plenty of how much has changed after Ukraine: pic.twitter.com/giGirqaYYP
— Joyce Karam (@Joyce_Karam) July 19, 2022
Top Channel