Tre të vrarë nga bombardimet në Kharkiv, mes tyre një 13-vjeçar

20/07/2022 11:28

Një djalë 13-vjeçar ishte mes tre viktimave të një sulmi rus në qytetin verilindor të Kharkiv të mërkurën në mëngjes, tha Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale.

“Fatkeqësisht, 3 persona, përfshirë një djalë 13-vjeçar, një burrë dhe një grua, u vranë si rezultat i granatimeve të mëngjesit nga pushtuesit e lagjes Saltivskyi të Kharkiv-it”, shkroi ai në një postim në Telegram.

Po ashtu, një grua 72-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Synehubov këshilloi njerëzit në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës përpara fillimit të pushtimit rus, të mos dilnin jashtë nëse nuk është e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA