E dashura e shqiptarit

Një 27-vjeçare greke, e cila ofronte shërbime të menaxhimit të mikpritjes në Dubai, është arrestuar në Greqi për trafikim kokaine.

Sipas Protothema.gr, ajo jetonte me një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se shiste të gjitha llojet e drogërave në ishullin e famshëm të Mykonos, nga kokaina te kanabisi dhe MDMA-ja halucinogjene, e cila mund të çojë edhe në vdekje nëse përzihet me alkool.

Sipas hetimeve, 27-vjeçarja dyshohet se ka mbajtur paratë e trafikut të drogës, të cilat partneri i saj shqiptar i promovonte te turistët. Bashkë me ta u arrestua edhe një 35-vjeçar nga Izraeli, i cili sapo kishte blerë 1.1 gram kokainë për 200 euro.

Prokuroria e Narkotikëve të Rojës Bregdetare e lokalizuan çiftin në zonën Tagou – Argyraina dhe u bë kontroll në shtëpinë ku banonin trafikantët.

Aty gjetën tre pako kanabis me peshë 4.3 gram, një pako plastike, me tre pako najloni të improvizuara kokainë me peshë bruto 6.6 gram, një pako plastike, me 5.4 gram kokainë, tre pako najloni të improvizuara me MDMA, me një bruto. Po ashtu ata gjetën shumën e parave prej 21740,00 € dhe tre celularë.

Ata gjetën gjithashtu një peshore precise, 570 dollarë amerikanë, 420,00 paund britanik, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20,00 dollarë zvicerane.

Tre të arrestuarit do të dërgohen sot në prokurorinë e Sirosit.

Top Channel