Tashmë nuk do të jetë më e para, India me popullsi më të lartë se Kina

20/07/2022 17:25

Rënia e numrit të lindjeve dhe ngadalësimi i ritmit të rritjes së popullsisë në Kinë vitet e fundit do të sjellë uljen e popullsisë së vendit aziatik duke nisur nga viti i ardhshëm.

Në raportin “Perspektivat e Popullsisë Botërore 2022” të publikuar nga Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së parashikohet se popullsia e Kinës do të fillojë të ulet nga viti 2023 dhe në fundin e shekullit do të bjerë në një nivel afër gjysmës së atij të sotëm.

Kina dhe India janë dy vendet më të populluara në botë, me popullsinë e tyre që i kalon 1,4 miliardë banorë në vitin 2022. Në raport, thuhet:

Top Albania Radio shkruan se tendencat aktuale të lindshmërisë, popullsia kineze do të hyjë në një proces rënieje absolute nga fillimi i vitit 2023 dhe duke vazhduar rritjen e popullsisë, India do të bëhet vendi më i populluar në botë duke ia kaluar Kinës.

Ndërsa popullsia e Kinës është 1 miliard e 426 milion në vitin 2022, ajo do të ulet në 1 miliard e 317 milion në vitin 2050. Ndërsa popullsia e Indisë e cila është 1 miliard e 412 milion do të rritet në 1 miliard e 668 milion në vitin 2050. Parashikohet që popullsia e Kinës të ulet me gati gjysmën, deri në fund të shekullit, në 766 milionë në vitin 2100. Popullsia e Indisë pritet të jetë rreth 1,5 miliardë deri në fund të shekullit.
Shkalla e rritjes së popullsisë në Kinë në nivelin më të ulët në 60 vitet e fundit

Në Kinë, ku diferenca midis niveleve të lindjeve dhe vdekjeve ka qenë më pak se 1 për qind që nga viti 1998, shkalla e rritjes së popullsisë ka shkuar në rënie. Në vitin 2021, shkalla e rritjes së popullsisë në Kinë ra në nivelin më të ulët që nga koha e urisë në vitet 1960 ku humbën jetën 30 milion njerëz.

Sipas të dhënave nga Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS), popullsia e 31 provincave dhe rajoneve në territorin e Kinës u rrit me vetëm 480 mijë banorë në vitin 2021 ku arriti 1 412 600 000 në fund të vitit. Teksa lindshmëria është 7,52 promilë, vdekshmëria u regjistrua si 7,18 promilë dhe rritja e popullsisë është 0,34 promilë. Në vitin 2021 në Kinë lindën rreth 10 620 000 foshnja. Numri i të sapolindurve është ulur me 11,5 për qind krahasuar me vitin 2020, ku lindën 12 milion foshnje. Përqindja e lindjeve u regjistrua si më e ulëta në vend në kohën e mbajtjes së regjistrave.

Rënie e madhe e fuqisë punëtore
Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia në moshë pune e Kinës, e cila ka qenë në rënie që nga viti 2012, do të pësojë humbje të mëdha për pjesën tjetër të shekullit. Popullsia në moshë pune, e cila është 984 milion në vitin 2022, do të bie në 767 milion në vitin 2050 dhe 378 milion në vitin 2100. Parashikohet se me rënien dhe plakjen e popullsisë do ta bëjë të vështirë për Kinën në vitet e ardhshme të ruajë vrullin e rritjes ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA