Sri Lanka zgjedh presidentin e ri, por as ai nuk pritet mirë nga populli

20/07/2022 09:53

Parlamenti i  Sri Lankës zgjodhi kryeministrin Ranil Uikrimisingeh, si presidentin e ri të vendit që po përjeton një krizë të rëndë ekonomike, në mes të një vale të madhe pakënaqësie në popullatën e gjerë.

Presidenti i ri do të  përballet me detyrën për të nxjerrë vendin nga kolapsi i tij ekonomik dhe për të rivendosur rendin pas muajsh protestash masive.

“Nuk ka nevojë tju shpjegoj situatën në të cilën ndodhet vendi, njerëzit kanë nevojë për ndryshim. l kemi shumë probleme për të zgjidhur dhe duhet të fillojmë me një program të ri. Por në fillim duhet të jemi të bashkuar, le të flasim, të gjithë së bashku, në mënyrë që ti japim fund kësaj krize”, tha Ranil.

Por jashtë parlament njerëzit nuk ishin aq entuziastë për zgjedhjen e tij.

“Njerëzit prisnin një zgjidhje më të mirë, një sistem më të mirë, por ne do të luftojmë për vendin tonë. Ne do të japim jetën tonë nëse duhet. Ne jemi gati!”, tha Damitha.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Ne prisnim shumë më tepër nga parlamentarët, Ne prisnim që ata të pranonin atë që populli kërkonte”, u shpreh inxhinieri Nuzly Hameem.

“Nuk e kuptoj se si Ranil u zgjodh si  president? Ai gjithmonë u jep telashe njerëzve, të varfërve . Të gjithë janë në telashe për shkak të tij”, tha Seram.

Ranil u bë president në detyrë javën e kaluar pasi paraardhësi i tij u largua nga vendi dhe njoftoi dorëheqjen e tij nga Singapori.

Ish-kryeministri nuk ka reputacion të mirë në sytë e protestuesve nga shoqërimi i tij me Rajapaksa-n dhe familjen e tij, të cilët janë fajësuar nga kritikët se e kanë çuar vendin në prag të rrënimit ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA