Rishi Sunak dhe Liz Truss do të përballen me njëri-tjetrin në garën për lider të Partisë Konservatore, pasi Penny Mordaund ishte kandidatja e fundit që u eleminua.
Në raundin e pestë të votimit nga deputetët konservatorë, pretendentët e lidershipit morën mbështetjen e mëposhtme:
• Penny Mordaunt – 105
• Rishi Sunak – 137
• Liz Truss – 113
Ish -kancelari dhe sekretari i jashtëm përfunduan në dy vendet e para pas pesë raundeve të votimit nga deputetët konservatorë.
Mordaund rezultoi e dyta në të gjitha raundet e mëparshme të votimit, ndërsa në raundin e fundit zuri vendin e fundit, duke u eleminuar kështu.
Në garë përballen Sunak, ish-shef i Thesarit britanik, që ka udhëhequr ekonominë e Britanisë përgjatë pandemisë së koronavirusit, kundër Truss, e cila në pozitën e ministres së Jashtme, ka qenë në krye të qëndrimit britanik ndaj pushtimit rus në Ukrainë.
Të dy konkurrentët do të bëjnë fushatë në javët në vijim për të bindur rreth 180,000 anëtarët e Partisë Konservatore me të drejtë vote. Fituesi i zgjedhjeve do të bëhet publik më 5 shtator, dhe kushdo që merr kryesimin e partisë, e merr me automatizëm edhe pozitën e kryeministrit. Johnson, i cili ka dhënë dorëheqje më 7 korrik, pas disa muajsh të skandaleve etike, vazhdon të jetë në krye të Qeverisë britanike, derisa t’i zgjidhet pasardhësi.
Top Channel