Portugezi ka bërë 128 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola gjatë tre viteve të tij me Cityn, pasi u bashkua nga Juventus në 2019.
SuperSport shkruan se ai më parë ka veshur fanellën me numrin 7 te Interi dhe Valencia, ndërsa ka mbajtur fanellën me numër 70 te Benfika.
Ashtu si Sterling, emra të tjerë që kanë shkruajtur historinë me “citizens” dhe që kanë mbajtur numrin 7 janë Georgi Kinkladze, Stephen Ireland, David White, Peter Barnes, Mike Summerbee dhe Robbie Fowler.