Cristiano Ronaldo vijon të qëndrojë larg skuadrës së Manchester United me yllin luzitan që po kërkon dëshpërimisht një tjetër ambient për sezonin e ardhshëm në mënyrë që të ketë mundësinë e të shijuarit Champions League.
SuperSport shkruan se trajner Erik ten Hag konfirmoi para disa ditëve se nuk ka asnjë kontakt me CR7 ndërsa edhe bashkombasi i tij, Bruno Fernandes shton se
“Unë nuk e di çfarë ka biseduar Ronaldo me klubin dhe menaxherin, madje nuk e kam idenë edhe se çfarë është duke menduar për të ardhmen. Nuk e kam pyetur nëse kërkon të largohet apo jo. Në sezonin e kalua rai ishte golashënuesi i skuadrës, i takon edhe klubit të marrë një vendim. Unë nuk kam asgjë në dorë.
Nga ajo çfarë dimë të gjithë është se ai ka pasur probleme familjare dhe duhet ta respektojmë e t’i japim hapësirë. E vetmja gjë për të cilën e kam pyetur është nëse ishte gjithçka në rregull me familjen, por nuk dua të përfshihem dhe respektoj zgjedhjen e gjithkujt”, u shpreh Fernandes.
Top Channel