Evropa po digjet! Zjarret treguan mungesën e gatishmërisë edhe në qytetet më të mëdha të kontinentit

20/07/2022 17:35

Miliona njerëz në të gjithë Evropën po përjetojnë mot ekstrem, ndërsa zjarret e furishme shpërthyen në fshatra duke detyruar mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarret kanë mbuluar pjesë të Italisë, Britanisë, Greqisë dhe Francës.

Pasi temperaturat thyen rekorde në Mbretërinë e Bashkuar të martën, nxehtësia ekstreme po lëviz drejt lindjes në të gjithë kontinentin, duke lënë një gjurmë shkatërrimi në shumë zona rurale dhe duke ekspozuar mungesën e gatishmërisë, madje edhe në disa nga qytetet më të mëdha të Evropës, sipas CNN.

Në Gjermani, Hungari dhe Itali sot dhe në ditët në vijim parashikohen temperatura 100 gradë Fahrenheit, afërsisht 38 gradë Celsius.

Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) tha se 19 vende evropiane ishin në “rrezik ekstrem” për zjarret të mërkurën, në një hapësirë ​​që shtrihet nga Portugalia dhe Spanja në jug-perëndim deri në Shqipëri dhe Turqi në juglindje.

Në periferi të kryeqytetit grek, Athinë, zjarrfikësit po merren me flakët e mëdha ku era po shton flakët dhe tymin.

Të paktën 600 njerëz janë evakuuar, përfshirë edhe një spital për fëmijë, thanë autoritetet.

 

Flakët gjithashtu kanë prekur edhe një pjesë të Italisë. Zjarret në Toskanë shkaktuan shpërthimin e rezervuarëve të gazit dhe detyruan evakuime gjatë natës, sipas presidentit rajonal Eugenio Giani.

Në Alsdorf, Gjermania perëndimore, tre banorë dhe dy zjarrfikës u plagosën nga një flakë të martën, dhe pjesa më e madhe e vendit është e përgatitur për më shumë zjarre ndërsa temperaturat janë rritur të mërkurën.

Në Francë zjarret kanë shpërthyer prej një jave, ndërsa kanë avancuar “shumë pak” të martën në mbrëmje në rajonin e Gironde, sipas autoriteteve lokale.

Disa zona rezidenciale rreth Londrës u përfshinë nga flakët, ndërsa temperaturat shkuan 40 gradë C.

Në nivel global, 188 rekorde të nxehtësisë të të gjitha kohërave u thyen kundrejt 18 rekordeve të ftohta deri më 16 korrik.

 

Studimet kanë treguar se nxehtësia ekstreme do të rritet në frekuencë, intensitet dhe kohëzgjatje për shkak të krizës klimatike.

“Ne mësojmë në mënyrë të vështirë se duhet të përgatitemi më mirë dhe të mbrojmë pyjet dhe tokat tona për të mos i jetuar këto makthe çdo verë!” Virginijus Sinkevičius, Komisioneri i BE-së për Mjedisin, Oqeanet dhe Peshkimin, shkroi në Twitter të mërkurën.

Banorët e disa rajoneve të prekura keq të Evropës kanë goditur liderët e tyre pasi temperaturat ekstreme shkatërruan zonat ku ata jetojnë.

Deri të martën, kërcënimi i zjarreve në MB ishte marrë pak në konsideratë nga politikanët apo banorët. Por shumë vende të Anglisë jugore u zhytën nga tymi gjatë ditës më të nxehtë të regjistruar në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA