Barcelona po vijon me fazën përgatitore në Amerikë dhe ka shfaqur të gjithë potencialin në ndeshjen e fundit miqësore përballë Inter Miami.
Gjashtë gola, tre në secilën pjesë, ndërsa sulmi funksionon në perfeksion.
Aubameyang shënoi pas 19 minutash lojë, ndërsa 6 minuta më pas ishte “premiera” e brazilianit Raphinha, i cili festoi golin e parë me Barcelonën.
4 minuta nga fundi i fraksionit ishte Ansu Fati i cili shënoi golin e tretë, ndërsa në pjesën e dytë, pavarësisht ndryshimeve të shumta Barça ishte përsëri dominuese.
Në minutën e 55, Gavi gjeti rrugën e rrjetës dhe 14 minuta më vonë, holandezi Depay “firmosi” golin e pestë, ndërsa pas 60 sekondash, Dembele mbylli llogaritë me golin e gjashtë.
Një sukses i cili tregon se katalanasit janë rikthyer në “habitatin” e tyre, me sulmin që jep sinjale pozitive, e mbi të gjitha një repart që pret nga momenti në moment edhe debutimin e Robert Lewandowski-t.
Të besuarit e Xavi-t do të luajnë testin e radhës më 24 korrik ndaj Real Madrid, në një “El Clasico” të parë të këtij sezoni dhe pse miqësore.
Top Channel