19 vende evropiane janë në alarm të rrezikut ekstrem nga zjarret, në një hapësirë ​​që shtrihet nga Portugalia dhe Spanja në jugperëndim deri në Shqipëri dhe Turqi në juglindje, sipas Sistemit Evropian  të Informacionit për Zjarret në Pyje.

Ndërsa vala e të nxehtit të Evropës lëviz drejt lindjes, zjarret kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, duke mbuluar me tym pjesë të Italisë, Francës, Spanjës, Portugalisë e Greqisë.

Ndërsa Gjermania, Hungaria dhe Italia janë goditur me temperatura të larta prej më shumë se 38 gradë.

Dita e sotme shënoi pak lehtësim për Mbretërinë e Bashkuar , ku temperaturat u ulën nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej 40.3 C të martën.

Por disa zona rezidenciale rreth Londrës u lanë në gërmadha pasi zjarret shpërthyen nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit, duke futur shërbimin e zjarrfikësve në një krizë që nuk ishte që nga lufta e dytë botërore.

Por i nxehti përvëlues nuk po djeg vetëm Evropën. Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes, pasi vala e të nxehtit që nuk tregon shenja ngadalësimi po  pjek rajonet jug-qendrore të vendit.

Edhe në Kinë, miliona qytete me popullsi të dendur po përjetojnë nxehtësinë ekstreme. Sipas Administratës Meteorologjike të Kinës, të paktën 31 qytete kineze lëshuan paralajmërimin e dytë më të lartë të alarmit portokalli, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 37 gradë Celsius në 24 orët e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA