Temperaturat e larta goditën pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore ditën e sotme, ndërsa një valë e egër e të nxehtit është drejtuar drejt veriut.
Mbretëria e Bashkuar arriti temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë prej 40.2 gradë Celsius, sipas shifrave të matura nga Met Office, dhe sinoptikanët paralajmëruan se temperaturat ishin ende në rritje.
Paralajmërimet për nxehtësi ekstreme janë njoftuar edhe në Francë dhe temperaturat rekord të korrikut u raportuan në Holandë.
Zjarret vdekjeprurëse në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Dy persona ndërruan jetë nga zjarret në pyjet në rajonin veriperëndimor të Zamora të Spanjës dhe transporti me trena në zonë u ndalua për shkak të zjarrit pranë shinave. Një çift i moshuar humbi jetën teksa po përpiqej t’i shpëtonte zjarreve në veri të Portugalisë .
Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Zjarret po zhvillohen shumë ende një ditë pasi disa qytete franceze, përfshirë Nantes në perëndim, panë ditën e tyre më të nxehtë ndonjëherë.
Më shumë se 30,000 njerëz janë evakuuar, me disa vende kampesh të shkatërruara dhe strehimore emergjente të ngritura.n
Top Channel