Vala e të nxehtit/ Shpërthen vatra e tretë e zjarreve në Francë, rritet numri i evakuimeve

19/07/2022 17:25

Një vatër tjetër zjarri ka shpërthyer në rajonin Gironde të Francës perëndimore, duke shkaktuar evakuimin e 500 personave të tjerë.

Pas një nate shumë të vështirë, drejtuesit e Nouvelle-Aquitaine dhe Gironde treguan në Twitter një total prej 19,300 hektarësh të djegur.

Gjithsej 37,000 njerëz janë evakuuar për shkak të tre zjarreve, sipas CNN, duke shtuar se më shumë se 2,000 zjarrfikës në terren.

Zjarri i fundit në komunën Vensac të Gironde kishte djegur 70 hektarë deri të martën në mëngjes, por situata akoma nuk është neutralizuar.

Deri më tani situata e zjarreve po favorizohet nga thatësirat, temperaturat e larta dhe era e fortë.

Shumë zona janë mbuluar nga tymi, duke e bërë akoma më të vështirë përballimin e situatës.

Sipas agjencisë franceze meteorologjike Meteo-Francë, asnjë rajon nuk është nën alarmin e kuq të motit, megjithëse 73 rajone janë nën një paralajmërim portokalli.

 

Top Channel