Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Iran të martën në një vizitë që synon të thellojë lidhjet me vendet e rajonit si pjesë e sfidës së Moskës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Evropës gjatë fushatës së saj të ashpër në Ukrainë.
Ky është vetëm udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit që kur tanket ruse u futën në vendin fqinj në shkurt. Zoti Putin do të zhvillojë bisedime me presidentin e Iranit Ebrahim Raisi dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për disa nga çështjet më të ngutshme me të cilat përballet rajoni. Kjo përfshin konfliktin në Siri dhe një propozim të mbështetur nga OKB për të rifilluar eksportet e grurit ukrainas për të lehtësuar krizën globale të ushqimit.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron të kapërcejë kundërshtimet iraniane dhe ruse ndaj operacionit ushtarak të Turqisë në Siri. Takimi vjen gjithashtu ndërsa zoti Erdogan kërkon të finalizojë një marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas të bllokuar nga Rusia. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones njofton nga Stambolli.
((NARRATOR))
Një operacion ushtarak turk kundër militantëve kurdë në Siri pritet të jetë në krye të axhendës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan në takimet me homologët iranianë dhe rusë në Teheran të martën.
Ushtria turke po dislokon trupa për të goditur luftëtarët kurdë të grupit YPG në Siri, për të cilët Ankaraja pretendon se janë të lidhur me kryengritësit kurdë që luftojnë Turqinë.
((Atilla Yesilada, Global Source Partners MALE IN ENGLISH – VOA))
((Mandatory Skype logo))
“Irani ka qenë mjaft i zëshëm në kundërshtimin e fushatës ushtarake turke në Siri; ndoshta Erdogani do të kërkojë ta zgjidh atje çështjen”, thotë Atilla Yesilada me organizatën Global Source Partners.
Me forcat turke që tashmë kontrollojnë një pjesë të madhe të Sirisë përgjatë kufirit të Turqisë, Teherani është i kujdesshëm ndaj ndikimit në rritje të Ankarasë në një vend që e konsideron një aleat të ngushtë.
Përpjekjet e Erdoganit për të kapërcyer kundërshtimin iranian ndërlikohen nga përpjekjet e tij për afrimin me Izraelin dhe Arabinë Saudite, të dy rivalë të Iranit.
Irani dhe Turqia kanë një histori të gjatë rivaliteti mes tyre, por analistët e shohin faktin që presidenti Erdogan po viziton Teheranin si një shenjë se mund të arrihet një marrëveshje.
((Aydin Selcen, Former Diplomat – MALE IN ENGLISH VOA))
“Ata nuk e ftojnë Erdoganin në Teheran dhe pastaj ta fyejnë duke i thënë se nëse do të kesh marrëdhënie të mira me sauditët dhe izraelitët, atëherë nuk do të jesh i mirëpritur këtu. Nuk mendoj se do jetë kështu”, thotë ish diplomati Aydin Selcen.
Me forcat ruse që kontrollojnë hapësirën ajrore siriane, zoti Erdogan ka nevojë gjithashtu për bashkëpunimin e Putinit.
Të dy krerët pritet të diskutojnë gjithashtu përpjekjet për të siguruar një marrëveshje për eksportimin në tregjet botërore të grurit të bllokuar ukrainas.
((Zaur Gasimov, Bonn University MALE IN ENGLISH – VOA))
((Mandatory cg: Skype))
“Këto dy aspekte të eksporteve të grurit të Ukrainës dhe Siria janë të ndërlidhura shumë ngushtë me njëra-tjetrën; kanë qenë gjithmonë. Dhe negociatat do të tregojnë nëse aktorët, Turqia dhe Rusia, janë në gjendje të bëjnë pazare mbi gjithë këtë gjeografi të ndërveprimit të tyre”, thotë Zaur Gasimov me Universitetin Bonn.
Turqia kohët e fundit mirëpriti një takim katërpalësh me Rusinë, Ukrainën dhe Kombet e Bashkuara, ku zyrtarët thanë se kishin bërë përparim për eksportimin e grurit të bllokuar në portet e Ukrainës.
Analistët e shohin takimin e Erdoganit me Putinin si kyç për vazhdimin e ecejakeve diplomatik për të siguruar një marrëveshje për grurin. Ata thonë se takimi nënvizon gjithashtu aftësinë diplomatike në rritje të udhëheqësit turk.
((Aydin Selcen, Former Diplomat – MALE IN ENGLISH VOA))
“Erdogan shkoi në Arabinë Saudite dhe është i lumtur të bisedojë si me Zelenskyy-n ashtu edhe me Putinin, dhe do të bisedonte në Teheran, edhe me presidentin izraelit në se ai do të ishte i ftuar. Pra, Erdogani do të provojë, apo takimet do të theksojnë shkathtësinë dhe dobinë e Erdoganit në diplomacinë e rajonit”, thotë Aydin Selcen.
Presidenti Erdogan përballet me kritika nga aleatët e tij perëndimorë për lidhjet e ngushta me udhëheqësit iranianë dhe rusë. Por analistët thonë se presidenti turk ka të ngjarë të mbështetet te Teherani për t’u kujtuar kritikëve se sa të rëndësishme janë këto lidhje.
Top Channel