Shtetet e Bashkuara do të vendosin pasoja të ashpra ndaj shteteve që prishin rendin ekonomik ndërkombëtar, tha të martën sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen
“Integrimi ekonomik është shndërruar në armë nga Rusia”, tha ajo, duke u bërë thirrje të gjitha shteteve që të bëhen bashkë për të kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë rritjen e lidhjeve tregtare me Korenë e Jugut dhe aleatët e tjerë, me qëllim që të përmirësohet qëndrueshmëria e zinxhirëve të furnizimit dhe të shmangen manipulimet e mundshme nga rivalët gjeopolitikë, deklaroi Yellen.
Yellen po qëndron në vizitë zyrtare në Korenë e Jugut dhe tha se gjatë kësaj vizite është paralajmëruar se do të ngrehë çështjen bisedojë e çmimit tavan për naftën ruse.
Gjatë vizitës në Korenë e Jugut, Yellen po ashtu kritikoi Kinën. Ajo tha se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut duhet të forcojnë lidhjet e tyre tregtare në mënyrë që shtetet tjera të mos krijojnë avantazh në tregjet ndërkombëtare, duke përmendur Kinën.
“Ne nuk mund të lejojmë shtetet si Kina të përdorin pozicionin e tyre në treg në lëndët e para, teknologjitë ose produktet kryesore për të penguar ekonominë tonë ose për të ushtruar ndikim të padëshiruar gjeopolitik”, tha Yellen në Seul.
Vizita në Seul është pjesë e turneut 11-ditor të sekretares Yellen në rajonin e Indo-Paqësorit.
Më vonë gjatë së martës, ajo do të takohet edhe me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol./REL
Top Channel