20/12 09:53
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të vijë më 6 shtator në Tiranë.
Artistja e hiteve “Let You Love Me” dhe “Anyëhere” do të vijë në kryeqytet pëe një concert në sheshin “Skënderbej”.
Lajmi është konfirmuar nga Mirela Koçollari,Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, përmes një postimi në InstaStory.
Koncerti do të organizohet në kuadër të Tirana European Youth Capital, i cili është një projekt promovues i qytetit të Tiranës, si kryeqyteti evropian i të rinjve me organizime e koncerte të shumta.
Rita Ora e vizitoi Shqipërinë për herë të fundit në vitin 2018, ku mbajti një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”.
Top Channel