Kryeministri Edi Rama është pyetur në Bruksel pas mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare se pse nuk kishte përfaqësues të opozitës në ekipin negociator të Shqipërisë.
Teksa tha se formati me trupën ishte përcaktuar nga komisioni, Rama tha se nëse do kishte kërkuar ndryshim për të ftuar një përfaqësues opozitare, ‘nuk e dimë kush është kush në anën e opozitës.
Pyetje: Pse nuk ka përfaqësues të opozitës në këtë tryezë?
Edi Rama: Në një format të përcaktuar nga komisioni për të gjithë trupën që do ulej në tryezë, ne do kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues nga ana e opozitës, por kemi një problem që nuk është i Brukselit. Ne nuk e dimë kush është kush në anën e opozitës.
Nga delegacioni shqiptar ishin 25 figura të qeverisë dhe administratës të përfshira në procesin e integrimit, të cilët morën pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE sot në Bruksel. Konferenca shënoi nisjen e bisedimeve zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.
Top Channel