Presidenti amerikan Joe Biden përshëndeti hapin e ndërmarrë nga Bashkimi Europian për t’u zgjeruar drejt Ballkanit Perëndimor.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, të shpërndarë nga ambasadorja Yuri Kim, theksohet se teksa Rusia po cenon paqen në Europë, është e rëndësishme të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.
Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon që të rrisin angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre, shton Biden.
Pasi Shkupi zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë me fqinjin e tij, Bullgarinë, Maqedonisë së Veriut e bashkë me të, edhe Shqipërisë, iu hap drita jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit që çojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot në Bruksel u mbaj Konferenca e Parë Ndërqeveritare, ku u diskutuan detyrat kryesore që i jepen vendit tonë në rrugën e gjatë deri në anëtarësimin përfundimtar.
Top Channel