Sipas SuperSport edhe Christophe Galtier, trajneri i ri i kampionëve të Francës, u shpreh se nuk mund të kontrollojë gjithçka sa i përket sulmuesit brazilian, ndërkohë që u kërkoi drejtuesve të reduktonin kontingjentin e lartë të skuadrës.
Kështu ka ndodhur, PSG i ka ofruar shërbimet e 30-vjeçarit Manchester City, por Pep Guardiola ka refuzuar menjëherë mundësinë e afrimit të Neymar.
Klubi francez ka dashur të përfshijë Bernardo Silvën në operacionin e kalimit të lojtarit të kombëtares braziliane në Premier League, por anglezët dhe trajneri spanjoll e kanë mohuar një propozim të tillë.
“Nuk kam ndërmend të zhbalancoj ekuilibrat e skuadrës”, është shprehur Guardiola në lidhje me mundësinë e forcimit të sulmit me Neymar, teksa është i gëzuar për afrimet e Erling Haaland dhe Julian Alvarez.