Edinson Cavani do të vazhdojë karrierën në Spanjë. Sulmuesi uruguaian përfundoi kontratën me Manchester United, ekip ku nuk luajti aq sa kishte menduar në dy vitet e fundit.
“El Matador” ka firmosur deri në verën e vitit 2025 me Villarealin sipas raportimeve të Mundo Deportivo. 35-vjeçari kishte oferta edhe nga Serie A, por ka vendosur të provojë aventurën e parë në La Liga.
Sipas SuperSport Cavani pritet t’i sjellë gola dhe eksperiencë skuadrës së Unai Emery, që vitin e kaluar fitoi Europa League. Një përforcim i rëndësishëm për “nëndetësen e verdhë”, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Conference League.
Bomberi i njohur latin, autor i 58 golave me kombëtaren e Uruguait, pritet të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Villarealit, teksa shpreson të mbërrijë në formë sa më të mirë në Botërorin Katar 2022, që fillon më 21 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.
Top Channel