Temperaturat përvëluese kanë përfshirë tashmë të gjithë globin, por Mbretëria e Bashkuar ka vendosur një rekord të paparë ndonjëherë të nxehtësisë, temperaturat atje kaluan 40 gradë dhe autoritet thonë se ato do të rriten edhe më tej.
Shtëpitë e britanikëve të cilëve deri më tani nuk iu ishte dashur ndonjëherë ajri i kondicionuar , janë në flakë.
Të pamësuar me temperatura të tilla, britanikët thonë se po përjetojnë ditë ferri.
Paul Fairweather: Nuk kam fjetur fare pothuajse gjatë gjithë natës ishte shumë vapë dhe sot po ndihet edhe më nxehtë.
Joanne Laspand: Mezi pres të bjerë pak shi, ky mot është mbytës, temperaturat midis 25 dhe 30 gradë janë ato që janë normale për ne.
Ekspertët fajësojnë ndryshimin e klimës për valën e fundit të të nxehtit dhe vërejnë se moti ekstrem më i shpeshtë vetëm do të përkeqësohet në vitet në vijim.
“Ne kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë se ndryshimi klimatik po ndikon shumë në shëndetin e njeriut dhe për këtë arsye po marrim masa për të arritur karbonin zero . Duhet të kalojmë sa më shpejt drejt burimeve të rinovueshme të energjisë”, tha Maria Neira, Drejtore e OBSH-së.
Situata nuk është më e mirë as në pjesë të tjera të Evropës , Franca, Portugalia, Spanja, Greqia, Gjermania dhe Belgjika po përballen me vapën mbytëse dhe me zjarre vdekjeprurëse që kanë marrë 1100 jetë njerëzish deri më tani .
Ndërkohë edhe në SHBA, rreth një e treta e popullsisë është nën alarm të të nxehtit të martën dhe të mërkurën, pasi temp parashikohet të arrijnë arrin kulmin sot dhe nesër në pjesën më të madhe të vendit.
Gati 20% e popullsisë së SHBA-së, ose rreth 60 milionë njerëz, ka të ngjarë të shohin një temperaturë mbi 38 gradë celsius këtë javë.
Top Channel