Katër të kuq dhe sherr i madh në Portugali, Porto dënohet pas pesë muajsh

19/07/2022 20:50

Porto-Sporting përfundoi në barazim 2-2 në duelin e luajtur më 11 shkurt në kampionatin portugez, sfidë tepër e rëndësishme për titullin kampion, që në fund e fituan “Dragonjtë e Oportos”.

Arbitri kryesor nxori katër kartonë të kuq pas grushteve: për Pepen dhe Marchesin (Porto), dhe Tabata dhe Palhinha (Sporting), ndërkohë që Coates kishte lënë ekipin mik me dhjetë lojtarë gjatë kohës së rregullt (49’).

Klasikja e futbollit portugez dhuroi shfaqjen më të turpshme, teksa mediet vendase si A Bola dhe Record u hapën me titujt: “Toksike” dhe “E turpshme”. Një nga lojtarët që e pësoi më shumë se të tjerët ishte Matheus Reis.

Anësori i majtë i Sportingut u sulmua në mënyrë të egër nga pjesëtarë të pankinës kundërshtare. Sot ka ardhur edhe vendimi i Disiplinës, që ka dënuar me dy ndeshje pa tifozë klubin e Portos për ngjarjet e ndodhura më 11 shkurt./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA