Nga lindja vijnë lajme që mund të kenë pasoja të rënda në të ardhmen e afërt të Interit.
Sipas raportimeve të gazetës së Hong Kongut “South China Morning Post”, presidenti “zikaltër”, Steven Zhang, ka humbur një çështje gjyqësore kundër disa kreditorëve dhe tani duhet t’ju paguajë atyre një shifër që shkon në 250 milionë euro (plus interesat dhe kostot). Numri një i Interit do të paditet nga kreditorët në gushtë për të rikuperuar 250 milionë euro kredi dhe një detyrim që ai kishte garantuar ë vitin 2020.
Zhang bëri një deklaratë të paqartë duke thënë se: “duket se disa nga stafi i përfshirë në projekt që kishin marrëdhënie me Bankën mund të kenë falsifikuar firmën time për të nënshkruar në emër të Great Matrix dhe në emrin tim për të ndihmuar me rifinancimin”.
Për të provuar këtë deklaratë, gjatë seancës gjyqësore u kërkua një ekspertizë për firmën e Zhang në dokumente dhe sipas këtij raporti 5 nga 6 nënshkrimet e marrëveshjes ishin bërë nga vetë Zhang, ndërsa e gjashta ishte shtuar në një kopje elektronike.
Vendimi tani i vendos kreditorët në një pozicion për të kërkuar 250 milionë eurot që i detyrohet Zhang dhe China Construction Bank ka ngritur një padi civile në Milano duke i kërkuar gjykatës milaneze të zhvlerësojë një heqje rroge të shkurtit 2019 për Zhang në rolin e tij si president i Interit, i cili do të ndihmonte kreditorët në përpjekjen e tyre për të rikuperuar asetet e tyre./ Super Sport
Top Channel