Çelja e negociatave/ Kryenegociatori Mazi: Premtimet e pa mbajtura tashmë i përkasin së kaluarës

19/07/2022 17:11

Kryenegociatori shqiptar, Zef Mazi gjatë takimit të shqyrtimit analitik të legjislacionit pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE theksoi se të gjitha qeveritë do të përfitojnë nga zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Sipas tij, këto bisedime do të zgjaten paksa dhe kjo do të sjellë më shumë kohë që të dorëzohet një punë e mirë në shtator.

Mazi theksoi se premtimet e pa mbajtura nga ana e BE-së tashmë i përkasin së kaluarës dhe se tani do të opunohet fort për futjen në BE.

“Duhet të kemi një përqasje strategjike, mbase këtyre rrethanave që jo çdokush e ka tortën dhe mund ta hajë vetë me BE-në, nga sot e tutje për ne çfarë ne kemi thënë, premtimet e pa mbajtura tashmë i përkasin së kaluarës. Siç ka thënë një nga figurat më të mëdha, arkitektura evropiane mund të ndërtohet më mirë tullë pas tulle, ajo që po bën sot është që po hedh tullën e themelit që do të jetë një maratonë e gjatë anëtarësimi. Vetë qeveritë tona do të përfitojnë nga ky zgjerim, BE do të bëhet një influencë më e madhe. Në 30 vitet e fundit Shqipëria ka treguar një rritje drejt procesit të integrimit. Kjo na ka shërbyer si shtylla kurrizore. Këto negociata ose këto bisedime do të zgjaten paksa besoj dhe kjo do të mbështetet në mënyrën më të mirë të koordinimit që të jemi në gjendje të dorëzojmë një punë të mirë në shtator. Skuadra jonë ka 30 negociatorë, kjo do të zbatohet duke respektuar të gjitha shtresat e shoqërisë.

E di që prezantimi i progresit tonë prek menjëherë raportin e shqyrtimit. Shumë vëmendje do t’i jepet kësaj çështjeje. Përpjekjet për zgjerim janë vonuar tre vite, nuk ka qenë e lehtë, por jemi të lumtur për vendin tonë. Në përfundim më lejoni të ritheksoj vlerësimin tim të thellë për gjithë Komisionin Evropian. Nuk përmend dot emra se mund të harroj dikë por të gjithë e meritoni, keni qenë mbështetje e palëkundur për vendin tim. Besoj se ne do të kemi bashkëpunim të frytshëm, Shqipëria dhe ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar”, tha Mazi.

Pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, ishin edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Kryenegociatori Zef Mazi, si dhe përfaqësues nga institucionet shtetërore të përfshirë në këtë proces.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA