Qyteti i Miamit është “paralizuar”, me Barcelonën e cila do të luajë një ndeshje miqësore kundër Inter Miami të martën, skuadrës së David Beckham që duket se dalëngadalë po merr formën e saj më të mirë falë zgjimit të Gonzalo Higuain.
Skuadra u ribashkua me dy ish-lojtarë të saj , Sergio ‘Kun’ Aguero dhe Thierry Henry, të dy që nuk janë më pjesë e futbollit të luajtur.
Pas seancës së dytë stërvitore në tokën amerikane, klubi organizoi një “Meet & Greet” në të cilin morën pjesë disa artistë, gjashtë lojtarë të Barçës dhe dy ish-lojtarët e lartpërmendur.
Henry, i cili ishte lojtar i ekipit të parë të Barçës nga viti 2007 deri në 2010, jeton në Shtetet e Bashkuara dhe shfrytëzoi rastin për të vizituar disa nga ish-shokët e tij të skuadrës, të cilët janë aktualisht në Miami për një turne që përfshin ndeshje kundër Inter Miami, Real Madrid, Juventus dhe New York Red Bulls.
Nga ana tjetër, Aguero, i cili u tërhoq nga futbolli pasi shfaqi probleme në zemër dhe ishte pjesë e Barçës në sezonin e fundit, aktualisht po jeton në qytetin e Floridës, dhe duke shfrytëzuar rastin ai vizitoi ish-skuadrën dhe i uroi asaj suksese./ Super Sport
Top Channel