Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar 30 ditë paraburgim për A.D. i cili dyshohet për tre vepra penale, ‘vrasje në tentativë’, ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim i mallrave’.
I dyshuari, gjatë ikjes me kamion në të cilin kishte kryesisht pije të kontrabanduara nga Serbia, ka goditur dy herë automjetin e policisë, ku si pasojë e goditjeve zyrtarët policorë kanë marrë lëndime trupore.
Policët pasi arrijnë ta ndalin kamionin në fjalë, i dyshuari provon të ikë këmbë drejt malit, mirëpo pa sukses sepse arrestohet nga policia.
Avokati i të dyshuarit, Nebojsha Vllajiç, ka bërë të ditur për KosovaPress, se deklaratat e politikanëve rreth këtij procesi nuk i kontribuojnë drejtësisë.
“Deklaratat politike për rastin në Leposaviq, presion ndaj prokurorëve e gjyqtarëve. Dhënia e deklaratave nga ana e politikanëve në Kosovë rreth këtij gjykimi se kush duhet të qëndrojë në paraburgim dhe kush jo, si dhe paragjykimi që në fillim, sesi nuk i kontribuon këtij procesi dhe bënë presion si në prokurori, ashtu edhe në gjykatë se si duhet të sillen në këtë proces”, ka thënë Vllajiç.
Top Channel