Skulptori i njohur britanik që ka krijuar statujën e demit në Birmingham është përfshirë në një betejë të ashpër ligjore për 5 milionë paundë me djemtë e tij pasi i kishte përjashtuar nga trashëgimia.
87 vjeçari Laurence Broderick, nuk komunikon me djemtë e tij Graeham e Roger pasi ata e bënë me faj për vdekjen e vëllait të tyre të vogël Ollie në vitin 2019.
Skulptura e bronztë gjashtë tonëshe e demit është shpallur një prej veprave më të shquara publike në botë.
Por autori i saj ka ndryshuar tashmë kyçet e shtëpisë dhe asnjë prej djemve nuk mund të hyjë.
Familja ka qenë dikur shumë e lidhur me njëri-tjetrin, dhe i biri Graeham punonte përkrah të atit në dorën e fundit të veprave si dhe për shitjen e tyre.
Por drama i goditi ata në 2018 kur gruaja e Laurence, Ingrid u diagnostikua me Alzheimer dhe një vit më vonë vdiq djali i tyre Ollie.
Ollie vdiq në moshën 46 vjeçare pas problemeve kronike me veshkat që kur ishte i vogël. Ai kishte kryer tre transplante veshkash deh ishte në pritje të një tjetrit, para se të vdiste në spital paqësisht në 2019.
Kur Laurence u fajësua për vdekjen e Ollie nga dy bijtë ai i largoi nga jeta e tij dhe nga biznesi familjar, u tha në gjykatën e lartë në Londër.
Graeham më pas paditi të atin, duke thenë se i detyrohej £5 milionë pasi kishte qenë anëtar i biznesit familjar me nënen e tij dhe babanë prej 20 vitesh.
Tashmë raportohet se babai dhe i biri kanë arritur një marrëveshje dhe kanë mbyllur procedurat gjyqësore.
Graeham pretendonte se ishte pronar i një të tretës së aseteve të partneritetit me të atin, si për veprat artistike dhe për pronat e tyre në krahinën e Bedfordshire.
Laurence Broderick është skuptor i njohur i specializuar në gdhendjet figurative në bronz, me tematikë nga natyra.
Vepra e tij më e njohur është ‘The Bull’ (Demi) skulptura e ngritur në 2003 para qendrës tregtare ‘Bullring’ në Birmingham.
Detajet e marrëveshjes mes tyre nuk janë bërë publike.
Top Channel