Përmirësohet situata e zjarreve në Durrës, krijohet perimetri i sigurisë për të shmangur përhapjen e flakëve

18/07/2022 21:18

Në zonën kodrinore rë Lalëzit lufta me flakët vazhdon, ndërsa është krijuar perimetri i sigurisë për të shmangur përhapjen në zonat e banuara.

Vatrat e tjera në Durrës janë shuar, ndërsa vijon lufta me flakët dhe në zonën e Krujës. Në orët e mbrëmjes së të hënës, në ndihmë të strukturave që veprojnë në qark, vijojnë të marrin pjesë dhe një zjarrfikëse e  Tiranës, një tjetër e Kamzës dhe dy zjarrfikëse të Forcave të Armatosura.

”Në Durrës ka një përmirësim të situatës në Gjirin e Lalzit, në Ishëm. Nga ana e forcave zjarrfikëse është vendosur perimetri i sigurisë për banesat afër zjarrit, duke garantuar jetën, shëndetin e njerëzve dhe banesat. Aktualisht është duke u punuar me 8 mjete zjarrfikëse.

Në vatrën e Shetajt vijon puna për shuarjen e flakëve nga një mjet zjarrfikës. Ndërkaq vatrat e zjarrit pranë kampit të muxhahedinëve, në Shënavlash dhe lagjen 18 të qytetit janë vënë nën kontroll”, bën me dije sektori i emergjencave civile në prefekturën e Durrësit.

Edhe në Krujë me 4 mjete zjarrfikëse dhe forca zjarrfikës e vullnetare po vazhdojnë dy operacionet për fikjen e zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA