
Paulo Dybala do të jetë dhurata e madhe e drejtuesve të Romës dhe Jose Mourinhon dhe tifozët verdhekuq. Fantazisti argjentinas, i cili ishte pjesë e Juventusit në shtatë sezonet e fundit, ka udhëtuar drejt Portugalisë, aty ku italianët po kryejnë fazën përgatitore, për të kryer testet mjekësore.
27-vjeçari ka pranuar ofertën e Romës dhe do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me një pagë sezonale prej 6 milionë eurosh (bonuset të përfshira). Dybala është lodhur duke pritur Interin, ndërkohë që insistimi i Jose Mourinhos e ka bindur të vijojë karrierën në kryeqytetin italian.
Argjentinasi do të mbajë veshur fanellën me numrin 10, që për vite më radhë i përkiste Francesco Tottit. “Jam shumë i lumtur! Numri 10? Flasim më vonë”, është shprehur lojtari ofensiv në momentin që ka zbarkuar në Portugali./supersport
Top Channel