“Nuk jam Lewandowski”, titullari i Bayernit refuzon Realin e Madridit

18/07/2022 15:23

Leroy Sane është një nga objektivat e Real Madrid, por sulmuesi gjerman nuk ka ndërmend të largohet nga Bayern Munich, klub me të cilin ka edhe 3 vite kontratë.

Bild raporton se 26-vjeçari, për shërbimet e të cilit kampionët e Gjermanisë paguan 60 milinë euro te Manchester City në verën e vitit 2020, ua ka bërë të qartë agjentëve të tij se dëshiron të vijojë aventurën bavareze.

SuperSport shkruan se Sane nuk ia ka dalë të shfaqë gjithë potencialin e tij në këto dy vite me Bayernin, por ai beson se sezoni i ri do të jetë ndryshe për të në aspektin personal, por edhe për skuadrën.

Për sulmuesin e majtë ka interesim edhe nga Arsenali, klub që po shfaqet shumë aktiv në merkato, por Sane nuk ka ndërmend të ndjekë rrugën e Lewandowskit. Ai ndihet për mrekulli tek ekipi i Julian Nagelsmann.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA