Njëzet gra të një fisi mbyten pas fundosjes së barkës së dasmorëve në Pakistan (fotot)

18/07/2022 21:47

Të paktën 20 kanë vdekur dhe 30 njerëz të tjerë janë të humbur pas përmbysjes së një barke të tejmbushur me njerëz që shkonte drejt një dasme sot në Pakistan.

Më shumë se 100 anëtarë të një rrethi familjar duke përfshirë dhe fëmijë kishin hipur në mjetin e tragjedisë për të lundruar në lumin Indus në Pakistan kur ajo u përmbys.

Rreth 90 njerez u nxorrën nga grupet e shpëtimit teksa anëtarë të shërbimeve të emergjencës përpiqeshin të shpëtonin të mbijetuarit.

Zyrtarët thanë se shumica e pasagjerëve ishin gra e fëmijë që shkonin në një martesë familjare në zonën lindore të Sadiqabad.

Zyrtari i qeverisë lokale Aslam Tasleem tha për rrjetin vendas Geo News TV: “Kemi nxjerrë 20 trupa deri tani dhe shumica janë gra”.

Ai shtoi se 30 të tjerë janë të humbur.

Tasleem tha: “Nuk jemi të sigurtë se sa njerëz kishte saktësisht në barkë. Po përpiqemi të bëjmë vlerësimet sipas dëshmive të famijarëve”.

Më shumë se 30 zhytësa po merrnin pjesë në operacionet e deshperuara te kërkimit dhe gjetjes së njerëzve të rënë në ujë.

Oficeri i policisë Mohammad Hammad tha se numri i viktimave mund të rritet.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA