Situata në Ukrainë vijon të mbetet problematike, pasi sulmet vijojnë në disa zona.
Tashmë shumë ndërtesa janë kthyer në gërmadha dhe e vetmja pamje që të krijojnë është e një vendi të shkretë.
Nisja e sulmeve mëngjesin e 24 shkurtit solli largime masive, ku miliona njerëz u detyruat të braktisin shtëpitë e tyre me shpresën se do të rikthehen.
Ata lanë pas mundin e një jete, vetëm për të shpëtuar nga bombardimet intensive ruse.
Bilanci i viktimave mbetet i lartë duke përfshirë këtu edhe fëmijë të pafajshëm ukrainas.
Vendet fqinje nuk kanë nguruar të strehojnë refugjatët të larguar nga vendi i tyre në një kohë shumë të shkurtër.
Deri më tani dëmet mbeten katastrofike dhe do të duhet një punë e gjatë për të rindërtuar vendin e shkatërruar.
Ushtria ruse është tërhequr nga një pjesë e konsiderueshme territori ukrainas, duke u përqëndruar vetëm në disa zona.
Top Channel