Momente tmerri për lojtarin e Milanit, policia e arreston gabimisht

18/07/2022 12:45

Tiemoue Bakayoko është përballur me një situatë të vështirë pasi policia e ka ngatërruar me një tjetër person.

Mesfushori i Milanit, ekip me të cilin fitoi titullin kampion në sezonin e fundit, është arrestuar nga policia italiane.

Mesfushori ka parë t’i drejtohen armët në fytyrë, teksa pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale. Momente paniku për 27-vjeçarin me origjinë nga Bregu i Fildishtë, që për fat nuk kanë zgjatur shumë.

Bakayoko i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, ndërkohë që një polic tjetër vjen dhe u thotë kolegëve: “Ky nuk është i dyshuari, ky është lojtar i Milanit”.

Në video dallohet habia e madhe e efektivit që po e kontrollonte. Ai shokohet, e sheh edhe njëherë dhe e liron lojtarin e Stefano Piolit, sigurisht duke i kërkuar ndjesë për ngatërresën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA