![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/marco-van-basten-ac-mailand-milan-1989-1603980094-50209_sd-800x450.jpg)
04/02 21:49
Zlatan Ibrahimoviç do të vijojë të jetë pjesë e Milan të paktën edhe për një sezon.
Në këtë formë, kontrata e re me kuqezinjtë është e lidhur ngushtësisht me atë që sulmuesi do të tregojë në fushë pas rikthimit ku nuk do të mungojnë bonuset për gola. Gjithsesi, Ibra ka siguruar një pagë bazë në kontratën e re, e cila shkon deri në 1 milionë euro.
Kontributi i Zllatan te Milan është i padiskutueshëm dhe këtë suedezi e shfaqi edhe në sezonin e kaluar ku ishte lideri brenda dhe jashtë fushe i një skuadre që u rikthye te titulli kampion pas 11-vitesh./ Super Sport
Top Channel